”Dëgjo – Vepro  – Ndrysho”
Projekt i mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. (Shtator 2022-Shkurt 2023)

Edukimi ligjor dhe demokracia përfaqësuese/ direkte si mjet për aktivizimin shoqërisë (fëmijë- student- i rritur) në vendimmarrjen publike

Aktualisht Qendra AURA po zbaton projektin e financuar nga AMSHC në kuadër të Thirrjes 15 të këtij viti me titull “Edukimi ligjor dhe demokracia përfaqësuese/ direkte si mjet për aktivizimin shoqërisë (fëmijë- student- i rritur) në vendimmarrjen publike” për të propozuar mbrojtje ligjore të këtij organizmave siç është Qeveria e Nxënësve, Këshilli Studentor, me qëllim realizimin e kërkesave të tyre në funksion të mbarëvajtjes së jetës shkollore/studentore.

 

 

 Ky projekt i shërben mësuesve dhe pedagogëve gjithashtu që me komentet e dhëna do të ndihmojnë nxënësit, që këto propozime të marrin formë ligjore, të ndjekin një rrugë institucionale dhe të gëzojnë mbrojtje ligjore nga ligjvënësi. Këshilli Bashkiak është pjesë e këtij Projekti gjithashtu, me qëllim që të kuptohet sa më mirë nëse ata verojnë dhe dëgjojnë qytetarët, në çfarë mase i është i përfshirë  publiku në procesin e vendimmarrjes së qytetit

Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to DearFlip WordPress Flipbook Plugin Help documentation.